I biri i trajnerit të Atletico Madridi, Givanni Simeone, ka komentuar formën e Interit.
Sulmuesi i Fiorentinës do të përballet me Nerazzurët këtë fundjavë në ndeshjen e fundit para pushimeve dimërore .
“Nuk mendoj se ata jan ënë një moment të vështirë. Interi është ekpip shumë i fortë dhe ka sulmues të mirë si Icardi. Nuk mund ta vini në dyshim një ekip si INteri”.
“Ne duhet t’i respektojmë, ata janë lart në tabelë dhe vijnë këtu për tri pikët, por ne jemi gati të përballemi dhe luajmë për fitore”.
“Më mungon një gol ndaj Nerazzurëve. Unë kam shënuar ndaj shumicës së ekipeve të mëdha, përpos ndaj Interit”, u shpreh Simeone.
Babai i tij Diego Simeone luajti për Interin dhe mediat italiane e kanë pyetur të birin e teknikut të Atleticos nëse do të vijë koha kur ai të kthehet në Meazza.
“Mendoj se ajo kohë do të vijë .Ai është për momentin i lumtur te Atletico, por një ditë do të vij te Interi”, përfundoi Giovanni. /arbresh.info/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre