Marcos Llorente u rikthye në Real Madrid verën e kaluar pas një sezoni të shkëlqyer te Alaves dhe parashikohej se do të fitonte minuta në fushë si zëvendësues i Casemiros.
Në Basque Country ai luajti 38 herë duke i ndihmuar Alaves të arrijë në finale të Kupës së Mbretit, ku humbi kundër Barcelonës, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, këtë sezon ai ka startuar vetëm në katër ndeshje, dy prej tyre në kupë – kundër Fuenlabradas.
Vetëm qendërmbrojtësi Jesus Vallejo ka qenë më pak pjesë e skuadrës, por në rastin e tij ai mungoi në disa ndeshje për shkak të lëndimeve dhe suspendimit.
Zinedine Zidane nuk i ka dhënë mundësi Llorentes, madje as kur Casemiro ka qenë i lënduar. Trajneri francez ka preferuar ta shfrytëzojë Kovacicin si një zëvendësues të tij.
Për shkak të kësaj, Llorente dëshiron të largohet edhe pse Zidane dëshiron ta ketë atë në skuadër.
Alaves, Malaga dhe Valencia janë të gjitha të interesuara për të huazuar atë në janar./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...