Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic ka konfirmuar se klubi është i interesuar për të nënshkruar me mesfushorin e Schalkes, Leon Goretzkan.
Reprezentuesi i Gjermanisë do të mbetet pa kontratë në fund të sezonit dhe tashmë ka ngjallur interesim të madh te disa nga klubet më të mëdha në Evropë, transmeton portali arbresh.info. Barcelona, Juventusi dhe Bayern Munichu janë duke udhëhequr garën, por kampioni në Bundesliga ka konfirmuar interesimin e tyre pas komenteve të fundit nga Salihamidzic.
“Leon është një lojtar i mrekullueshëm, kjo është e qartë”, ka thënë Salihamidzic për gazetarët në kampin e stërvitjeve të Bayernit në Doha.
“Por, ai është një lojtar i Schalkes dhe ne sigurisht e respektojmë këtë. Por, ai është një reprezentues gjerman dhe ne mund t’iu themi se jemi të interesuar për të”
Komenti nga Salihamidzic vjen vetëm një ditë pasi trajneri Jupp Heynckes refuzoi të pranoj hapur se janë duke kërkuar transferimin e Goretzkas./arbresh.info/
46 aksidente trafiku brenda 24-orëve
Dëmtohet një varrezë në Fushë Kosovë, policia po heton rasti...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohet një person
Gjendet në rrugë pa shenja jete një person në Gjilan
Nën kërcënimin e mjetit të ftohtë, grabitet një pompë e deri...
Messi i jashtëzakonshëm, shënon het-trik brenda 11 minutave ...