Ministri i Jashtëm i Iranit paralajmëron Trump-in

14:11 | 3 Janar 2018
Arbresh.info

Ministri i jashtëm i Iranit paralajmëron Trampin  

Ministri I jashtëm i Iranit I është drejtuar Presidentit Trump duke I thënë që të mos postojë më mesazhe të pavlera dhe të panevojshme në Tëitter, shkruan rt, transmeton arbresh.info.

“Ai është i konfuzuar dhe kontradiktor në qëndrimet e tij rreth Iranit” ka thënë Bahram Ghasemi në një deklaratë të tij.

“Në vend që të merret me postime të panevojshme dhe ofenduese në Twitter, presidenti Trump duhet të merret me problemet Brenda vendit të tij si vrasjet me shumicë, sulmet në shkolla, dhe njerëzit  pastrehë” ka shtuar ministri i jashtëm i Iranit.

Kjo deklaratë e Bahram Ghasemi ka ardhur pas një grumbulli postimesh të Trump rreth protestave në Iran./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme