David de Gea ka informuar Real Madridin se nuk ka ndërmend të largohet nga Manchester United.
Portieri i Spanjës vazhdon të jetë një shënjestër e presidentit të ‘Los Blancos’, Florentino Perezit, transmeton portali arbresh.info. Por, ‘El Confidencial’ raporton që De Gea ende e sheh të ardhmen në United.
Ylli i Spanjës i ka thënë gjigantit spanjoll se ndihet i vlefshëm nën udhëheqjen e Jose Mourinhos dhe nuk do të largohet nga Old Trafford gjatë verës edhe në rast se i ofrohet një pagë më e madhe për transferim në La Liga.
Real Madridi tani mund të kthej vëmendjen e tyre në portierin e Chelseat, Thibaout Courtoisin, i cili është gjithashtu shënjestër afatgjate e kampionit spanjoll.
E ardhmja e reprezentues belg tek “Blutë” është në dyshime sepse kontrata e re nuk është pranuar ende./arbresh.info/
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet
Roma i shpëton humbjes në momentet e fundit
Bretkosat mutante të Çernobilit po rishkruajnë historinë, çf...