Coutinho afër largimit, Liverpooli në bisedime për transferimin e Lemarit

13:05 | 3 Janar 2018
Arbresh Info

Liverpooli është në bisedime me Monacon për të bërë një marrëveshje në janar në mënyrë që të sigurojnë transferimin e Thomas Lemarit.

Gjiganti anglez e sheh mesfushorin Thomas Lemar si një zëvendësues të Philippe Coutinhos, i cili pritet t’i bashkohet Barcelonës brenda këtij muaji, transmeton portali arbresh.info.  ‘Daily Record’ raporton që ylli i Monacos do të jetë lojtari i ri i “Redsave” në rast se Coutinho shitet.

“Ata kanë qenë në negociata me Thomas Lemarin nëse çmimi i kërkuar për Coutinhon paguhet nga Barcelona”, raporton gazetari Duncan Castles për ‘Daily Record’.

“Pra, parat që marrin ata me shitjen e Coutinhos do të shfrytëzohen për të nënshkruar me Lemarin nga Monaco, nëse ndodhë marrëveshja me Coutinhon”

Thomas Lemar është kërkuar edhe nga rivali i Liverpoolit në Premierë Ligë – Arsenali./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme