Thiago dëshiron të rikthehet te Barcelona

12:52 | 3 Janar 2018
Arbresh Info

Mesfushori i Bayern Munichut dhe reprezentuesi i Spanjës, Thiago Alcantara mund të rikthehet te Barcelona këtë vit.

Babai i Thiagos, Mazinho thuhet se i ka thënë gjigantit katalunas se djali i tij dëshiron të rikthehet në klub gjatë bisedimeve për largimin e mesfushorit Rafinha, i cili është vëllai i Thiagos, në mënyrë për transferim në formë huazimi te Celta Vigo, transmeton portali arbresh.info.

Pasi iu bashkua Bayern Munichut në vitin 2013, mesfushori shkëlqeu nën udhëheqjen e Pep Guardiolas, por një raport nga ‘El Mundo Deportivo’ pohon që ai nuk është i kënaqur nën udhëheqjen e Jupp Heynckes, i cili e zëvendësoi Carlo Ancelottin vitin e kaluar.

Thiago aktualisht është duke qëndruar jashtë fushës për shkak të një lëndimi muskulor që pësoi në fitoren kundër Anderlechtit në Ligë të Kampionëve.

26-vjeçari iu bashkua klubit bavarez nga Barcelona në vitin 2013./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme