Gjykata e ka dënuar Korporatën “Devolli” me 15 mijë euro. Buzhala këto mjete thotë se i jep donacion për Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë
Gjykata Themelore në Pejë ka shpallur fajtor “Devolli Corporation” në Pejë për shkak të fushatës ndaj gazetarit Berat Buzhala, në vitin 2015. Gjykata në Pejë ka aprovuar padinë duke e dënuar “Devolli Corporation” me 15 mijë euro kompensim. Për verdiktin e Gjykatës ka njoftuar vetë Buzhala, i cili ka njoftuar se të gjitha këto para do t’ia dhurojë Klinikës së Pediatrisë në Prishtinë.
Postimi i plotë i Buzhalës:
Miq,
Pas nje procesi maratonik Gjykata Themelore ne Peje e ka aprovuar padine time ndaj Devolli Corporation, duke i shpallur ata fajtor per nje fushate fyese qe e paten organizuar kunder meje, duke vendosur pano reklamuese gjithandej neper Kosove.
Nuk eshte aprovuar ne teresi kerkesa ime per kompenzim ne vleren prej 200.000 euro. Gjykata ka vendosur qe kjo kompani te me kompenzoj ne vlere prej 15.000 euro. Sipas nje zotimi qe e kam bere me heret, shumen e mjeteve qe me jane ndare si kompenzim do ta jap si donacion per Spitalin e Pediatrise. Do te provoj qe kete shume ta rris per te blere nje aparat te Rentgenit per kete klinike.
Une jam jashtezakonisht i kenaqur qe Gjykata me dha te drejte ne kete rast. Sigurisht qe e falenderoj edhe avokatin Arianit Koci.
Perpjekja ime per drejtesi nuk ishte e motivuar financiarisht.
Ju falenderoj, tash per atehere, per mbeshtetjen qe ma patet dhene.
Tre zyrtarë policorë të lënduar pas vetaksidentit në Varagë ...
Pirro Çako fshin nga YouTube këngën me 6 milionë shikime të ...
Policia prezanton punën dhe aktivitetet policore në veri
Policia shqiptoi 1 mijë e 258 gjoba për një javë në Gjilan
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...