Google ADS

Grzegorz Krychowiak në “radarin” e AS Romas

12:02 | 3 Janar 2018
Arbresh Info

I huazuari nga West Bromwich Albion, Grzegorz Krychowiak raportohet se është në radarin e Romas për janar.

Bazuar në ‘Corriere dello Sport’, Krychowiak i është ofruar Romas dhe mund të jetë i hapur për transferim pavarësisht se “Rossonerët” fillimisht kanë refuzuar mesfushorin Maxime Gonalons, transmeton portali arbresh.info.

Krychowiak është blerë nga Sevilla nga drejtori sportiv i “Giallorossëve”, Monchi, në vitin 2014 dhe ka fituar dy tituj në Evropa Ligë me klubin.

Ai është shitur më pas te Paris Saint Germaini vitin e kaluar për 30 milionë euro duke ndjekur trajnerin Unai Emery në Parc des Princes, por ka bërë vetëm 11 paraqitje si startues në sezonin 2016/17.

27-vjeçari është huazuar në pas nga West Bromi, i cili qëndron në fund të tabelës në Premierë Ligë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme