Era ndihmon në uljen e ndotjes së ajrit në rajonin e Shkupit

10:29 | 3 Janar 2018
Arbresh.info

Era që fryu gjatë natës së mbrëmshme, si duket e ka pastruar ajrin, duke bartur grimpcat PM10-të.

Kjo ka bërë që matësit të regjistrojnë ndotje të ajrit nën nivelin maksimal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Përndryshe ndotja e ajrit në dy ditët e fundit ishte më e lartë se maksimalja. Në Lisiçe ndotja arriti në 629 mikrogram për metër kub.

Në rast të përsëritjes së situatës, Qeveria do të duhet të riaktivizojë masat për uljen e ndotjes së ajrit./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme