Ndonëse më 16 shtator të këtij viti fillon aplikimi për legalizimin e objekteve pa leje, proces ky që po ndodh në krejt Kosovën, Komuna e Prishtinës, ende nuk i ka caktuar çmimet me të cilat do të paguhej legalizimi, nga ata që objektet e tyre, në periudha të ndryshme kohore, i kanë ndërtuar pa leje paraprake komunale.
Këtë e ka pohuar vetë drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe i Planifikimit Hapësinor në Ekzekutivin e Prishtinës, në një prononcim për ”Kohën Ditore”, Liburn Aliu.
“Tani për tani më duhet ta përmend vetëm taksën administrative që është 6.70” , ka thënë ai. Ndërkaq, në lidhje me kërkesat e qytetarëve që objektet e tyre i kanë ndërtuar në zonat plotësisht të paurbanizuara, ku nuk ka pasur as plane rregulluese, madje deri në vitin 2013 as Plan Zhvillimor Urban dhe ku infrastruktura është ndërtuar nga vetë banorët, Aliu ka sqaruar se taksa e infrastrukturës duhet të trajtohet me kujdes.
Megjithëkëtë, ai nuk e ka bërë të qartë se do të futet në procesin e legalizimit një taksë e tillë apo jo.
“Duhet të definohet me saktësi dhe me shumë kujdes çështja e taksës së infrastrukturës, eliminimi i saj, apo edhe i taksës së densitetit, që do të përfshihet krejt në legalizim”, ka saktësuar ai, pa mundur të thotë se çmimi i një metri katror do të bazohet sipas zonave të ndryshme, do të veprohet siç kishte vepruar qeverisja e kaluar e Prishtinës, më 2010, kur kishte legalizuar rreth 150 objekte të ndërtuara pa leje, duke u bazuar në çmimin e dhënies së lejes së ndërtimit për metër aktor, sikur për ndërtim nga fillimi.
Në këtë të fundit çmimi i një metri katror llogaritej në bazë të zonave. Tjetër çmim ishte caktuar për zonën e parë të qytetit e tjetër për zonat më periferike apo nëpër fshatra.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...