Google ADS

Mustafa edhe një mandat si kreu i LDK-së?

10:24 | 3 Janar 2018
Arbresh.info

Zgjedhjet partiake të LDK-së të cilat do të mbahen, po pritet të sjellin emra të rinj për të kandiduar për të parin e LDK-së.

Janë përmendur disa emra, si Vjosa Osmani, Avdullah Hoti, Lumir Abdixhiku, për  të cilët është raportuar se pritet të jenë kandidatë të mundshëm për të parin e LDK-së. Pavarësisht përmendjes së këtyre emrave, asnjëri nga ta nuk e ka pranuar ose mohuar, një gjë të tillë. Por ajo që dihet është se votuesit e LDK-së po e presin një njeri të ri që ta udhëheq LDK-në.

Në një intervistë për portalin Arbresh.info, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka treguar nëse ai do të jetë kandidat për kryetar të LDK-së.

Po më vjen keq  që po hapet ky debat kaq herët. Zgjedhjet e partisë janë në maj  të vitit 2019 ku bëhen 4 vjet nga zgjedhjet e fundit. LDK-ja e ka kryetarin, i ka strukturat e veta. E ka kryetarin që e ka nxjerrë  partinë të parën në zgjedhjet e fundit,lokale”, ka thënë Hoti.

Ai ka treguar se mund të jetë Isa Mustafa edhe në një mandat si kreu i LDK-së.

“Unë besoj që me performancën që ka treguar kryetari Mustafa ndoshta mund të vazhdojë edhe një mandat tjetër, pse jo, pasi që është i pari kryetar I LDK-së që e nxjerrë LDK-në si të parën parti në Kosovë nga vdekja e Presidentit Rugova”, theksoi ai./V.Berisha/Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme