Sipas legjendës, Julius Cezari mendonte se do të ishte e përshtatshme që janari, muaji i adhurimit të Janusit, të ishte muaji i parë i vitit dhe kur krijoi kalendarin Julian, e bëri 1 janarin ditën e parë të vitit (kjo përkoi më vonë edhe me vitin kalendarik – i krijuar në përputhje me vitin konsullor (konsullatat nisnin punën atë ditë).
Për Cezarin, kalendari Julian ishte një mjet politik. Ndërsa ushtritë romake pushtuan toka të reja, Perandoria shpesh u dha subjekteve të saj të reja liri në mbajtjen e zakoneve të caktuara fetare dhe sociale. Pasi kalendari u krijua, u përdor në çdo cep të Perandorisë, jo vetëm për qëndrueshmëri, por sidomos për t’u kujtuar qytetarëve autoritetin romak dhe fuqinë e Cezarit.
Pas rënies së Romës dhe krishterimit të përhapur tashmë në të gjithë Evropën, festa e Vitit të Ri u kthye në pagane, kështu që dita e parë e vitit u zhvendos në një datë tjetër më të përshtatshme për të krishterët. Disa vende filluan vitin më 25 mars, ditën kur të krishterët përkujtonin shtatzëninë e Shën Marisë. Vende të tjera përdorën Krishtlindjet, më 25 dhjetor, ndërsa të tjerë përdorën të dielën e Pashkëve, pa marrë parasysh se me cilën datë përkonte ajo.
Ndryshimi i datës
Kaosi kalendarik funksionoi për një kohë, por një papë i dha fund konfuzitetit gjatë Mesjetës. Një gabim në kalendarin e Cezarit bëri që viti Julian të binte ndesh me vitin diellor, shkruan Class. Deri në vitin 1582, ndryshimi kishte shkuar deri në 10 ditë. Gjatë viteve, ekuinoksi i Pranverës (bashkë me të edhe Pashkët) shkonte përpara dhe Papa Gregori XIII ishte lodhur duke vendosur çdo vit kur do të ishte festa. Gregori krijoi një kalendar të ri, i cili njihte një ditë të vetme si të brishtë çdo katër vjet për ta mbajtur vitin në vijë të drejtë. Ai gjithashtu rivendosi 1 janarin si ditën e parë të vitit.
Po pse nuk është i zakonshëm viti që nis të hënën?
Vitet që nisin të hënën janë të rrallë. Viti që nis të hënën, si 2018, është nuk është vit i brishtë (ka 365 ditë).
Viti që nis të hënën përfundon të hënën, më 31 dhjetor (e hënë)
Sipas kalendarit gregorian, viti i fundit që ka nisur të hënën ishte viti 2007 dhe viti i ardhshëm do të jetë 2029.
Çdo vit që nis të dielën, të hënën ose të martën, ka dy të premte me datë 13, prill dhe korrik.
Vitet e brishta që nisin të dielën e kanë gjithashtu këtë karakteristikë, por kanë edhe një të premte në janar.
Muaji janar dhe muaji tetor i këtij viti kanë 5 të hëna, 5 të marta dhe 5 të mërkura, pikërisht sepse nisin ditë të hëne dhe kanë 31 ditë./Class
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...
Pete Hegseth, një zgjedhje e pazakontë për postin e Sekretar...
Ministri i Financave: Britania do të rishikojë objektivat e ...