Prej vitesh fluturimi është statistikisht mënyra më e sigurt e udhëtimit dhe shifrat vazhdojnë të tregojnë një përmirësim të trendit.
Viti 2017 ishtë më i sigurti në historinë e fluturimeve me pasagjerë sipas studimeve të kryera nga kjo industri.
Gjatë 2017-s nuk pati asnjë rrëzim avionësh për pasagjerë në botë, pavarësisht se gjatë vitit të shkuar u bënë më shumë fluturime se kurrë më parë. Sipas një raporti të Rrjetit për Sigurinë Ajrore, gjatë 2017 pati 10 aksidente fatale me 79 viktima, por kryesisht avionë të vegjël apo transporti mallrash.
Aksidenti më serioz ishte ai në Kirgistan në Janar, kur një avion transporti mallrash u rrëzua në një fshat duke vrarë 4 anëtarët e ekuipazhit dhe 35 njerëz në tokë. Ndërsa aksidenti me më shumë viktima në bord ndodhi në 31 dhjetor, kur një avion i vogël Cesna 208 u rrëzua në Kosta Rika duke varë 12 pasagjerët dhe ekuipazhin.
Gjatë dy dekadave të fundit, aksidentet në aviacionin civil janë pakësuar vazhdimisht dhe kjo si pasojë e drejtpërderejtë e përmirësimit të sigurisë në ajër dhe në tokë. Ekspertët thonë se teknologjia e shtuar në avionë dhe në kullat e kontrollit e aeroporte ka bërë që avionët të konfirmohen si mjetet më të sigurta të udhëtimit pa as më të voglin dyshim./tch/
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?