Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu me anë të një shkrim në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se nesër në orën 13:00 kur do të shpallet aktgjykimi ndaj tyre si deputet, ata nuk do të jenë në seancë për të dëgjuar aktgjykimin të cilin e ka cilësuar si politik.
Sipas saj, asnjë prej pretendimeve që i ka ngritur prokurori, nuk janë të mbështetura me prova e fakte dhe se gazi lotsjellës nuk është armë.
Haxhiu ka shtuar se (gazi lotsjellës) ishte mjeti i vetëm e i domosdoshëm për ta shpëtuar Kosovën, për siç ka shkruar, nga copëtimi dhe bosnjëzimi.
Ky është shkrimi i saj i plotë:
Nesër në orën 13:00, shpallet aktgjykimi kundrejt ne deputetëve që me veprimet tona politike mbrojtëm territorin dhe Republikën. Mbi të gjitha ne vetëm sa e kemi mbrojtur zërin e popullit në Kuvend, zërin e atij populli që na dha mbështetjen.
Për dy vite radhazi sistemi i drejtësisë u vu në shërbim të klaneve, herë të Prontos e herë të Mustafës. Ndiqeshin jo kriminelët e të korruptuarit, por deputetët e aktivistët që me veprimet e tyre shpëtuan Kosovën nga projektet e dëmshme.
Asnjë prej pretendimeve që i ka ngritur prokurori, nuk janë të mbështetura me prova e fakte! Gazi lotësjellës nuk është armë. Në fakt ishte mjeti i vetëm e i domosdoshëm për ta shpëtuar Kosovën nga coptimi dhe bosnjëzimi.
Ne, deputetët e akuzuar, nesër nuk do të jemi në seancë për të dëgjuar një aktgjykim politik!
Sigurisht që nesër do duhej të nxirrej aktgjykim lirues dhe jo fajësues por duke e parë kapjen e këtij sistemi të drejtësisë, kjo duket e pamundur.
Por pavarësisht kësaj edhe gjyqtari Kalludra por edhe të tjerët që e kanë bishtin e zënë me derë, e kanë të qartë se pavarësisht dënimeve që mund të marrim, do të veprojmë në mbrojtje të vendit gjithnjë.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...