Google ADS

Deputetë e Vetëvendosjes nuk marrin pjesë nesër në seancë gjyqësore

23:53 | 2 Janar 2018
Arbresh.info

Nesër nga ora 13:00 do të mbahet seanca kundër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Me anë të një postimi në Facebook, Albulena ka treguar se nesër shpallet aktgjykimi ndaj katër deputetëve të VV-së, e përpos të tjerash, Haxhiu ka zbuluar  se deputetët e akuzuar të Lëvizjes Vetëvendosje nesër nuk do të jenë pjesë e seancës për të dëgjuar një aktgjykim politik, shkruan arbresh.info.

Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të Haxhiut./Arbresh.info

“Nesër në orën 13:00, shpallet aktgjykimi kundrejt ne deputetëve që me veprimet tona politike mbrojtëm territorin dhe Republikën. Mbi të gjitha ne vetëm sa e kemi mbrojtur zërin e popullit në Kuvend, zërin e atij populli që na dha mbështetjen.

Për dy vite radhazi sistemi i drejtësisë u vu në shërbim të klaneve, herë të Prontos e herë të Mustafës. Ndiqeshin jo kriminelët e të korruptuarit, por deputetët e aktivistët që me veprimet e tyre shpëtuan Kosovën nga projektet e dëmshme.

Asnjë prej pretendimeve që i ka ngritur prokurori, nuk janë të mbështetura me prova e fakte! Gazi lotësjellës nuk është armë. Në fakt ishte mjeti i vetëm e i domosdoshëm për ta shpëtuar Kosovën nga coptimi dhe bosnjëzimi.

Ne, deputetët e akuzuar, nesër nuk do të jemi në seancë për të dëgjuar një aktgjykim politik! Sigurisht që nesër do duhej të nxirrej aktgjykim lirues dhe jo fajësues por duke e parë kapjen e këtij sistemi të drejtësisë, kjo duket e pamundur. Por pavarësisht kësaj edhe gjyqtari Kalludra por edhe të tjerët që e kanë bishtin e zënë me derë, e kanë të qartë se pavarësisht dënimeve që mund të marrim, do të veprojmë në mbrojtje të vendit gjithnjë.”, ka shkruar Haxhiu.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme