Në Islandë tani është e paligjshme që burrat të paguhen më shumë se gratë.
Ligji që ka hyrë në fuqi ditën e hënë, në ditën e parë të vitit 2018, e bën Islandën vendin e parë në botë që legalizon pagën e barabartë mes burrave dhe grave, shkruan “Al Jazeera”, transmeton portali arbresh.info
Sipas rregullave të reja, kompanitë dhe agjencitë qeveritare që punësojnë të paktën 25 njerëz do të duhet të paisen me certifikata për politikat e tyre rreth pagave të barabarta.
Ata që nuk provojnë barazinë e pagave do të përballen me gjoba.
Islanda, një vend ishull në Oqeanin Atlantik të Veriut, që është shtëpi e rreth 323 mijë njerëzve, ka një ekonomi të fortë të bazuar në turizëm dhe në peshkim.
Për nëntë vitet e fundit, ajo është renditur nga Forumi Ekonomik Botëror (ËEF) si vendi më i barabartë gjinor në botë./arbresh.info/
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...