Google ADS

Nis zbatimi i ligjit të ri për trafikun rrugor

21:41 | 2 Janar 2018
Arbresh.info

Me qëllim të uljes së numrit të aksidenteve nga 1 janari ka hyrë në fuqi ligji i ri i trafikut rrugor.

Policia ka ndaluar një veturë që po ecte 158 kilometra në orë sot në Çagllavicë, pikërisht në momentet kur me policinë po qëndronte edhe ekipi i Klan Kosovës.

Në këtë rast, shkelja e tillë kalon shumën 500 euro, prandaj lënda kalohet në gjykatë dhe shoferit i merret patentë shoferi.

Deri më 31 dhjetor, gjoba më e lartë që një polic mund të shqiptonte në vend të ngjarjes ishte 60 euro, kurse me ligjin e ri shënohen edhe pikët që mund të rezultojnë me suspendim të lejes së vozitjes për ata që mbledhin 9 pikë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme