Turqia e “shqetësuar” për protestat në Iran

20:20 | 2 Janar 2018
Trina Galanxhi

Turqia ka shprehur “shqetësimin” e saj në lidhje me protestat që janë duke vazhduar në Iran.

Protestat kundër vështirësive ekonimike dhe qeverisë, kanë dhënë një paralajmërim për eskalimin  esituatës në Iran, shkruajnë mediat e huaja, transmeton portali arbresh.info

Ministria e Jashtme e Turqisë përmes një deklarate ka theksuar se “Turqia është e shqetësuar për  situatën në Iran, për përhapjen e tyre dhe për humbjen e jetëve të njerëzve. Gjithashtu, jemi të shqetësuar edhe dëmet që janë shkaktuar në disa ndërtesa të qeverisë”.

Turqia ka bërë thirrje që të “parandalohet dhuna dhe të gjindet një zgjidhje paqësore”.

Disa qytete iraniane janë përfshirë nga demonstrate masive. Forcat iraniane i janë përgjigjur me dhunë protestave, duke lënë të vdekur të paktën 21 persona./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme