Lindja e parë për këtë vit në Ohër ndodhi sot

20:11 | 2 Janar 2018
Arbresh.info

Mund të duket paska e habitshme, por lindja e për për vitin 2018 në qytetin e Ohrit ka ndodhur në ditën e sotme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Katerina Gligorova solli në jetë një djalë, që është i treti fëmijë në familje të saj. Fëmija ka 3,5 kilogram dhe është 51 centimetër i gjatë.

Me këtë rast, fëmija dhe lehona u vizituan nga kryetari i Ohrit, Jovan Stojanovski. Vetëqeverisja lokale dhuroi 10 mijë denarë shpërblim./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme