Dhimbja e kokës, të përziera, dhimbjet e trupi, etj, janë ndër shqetësimet më të zakonshme që përjetojnë ata që festuan mbrëmjet e Viti të Ri duke e tepruar me alkool.
E për ata që dhe këtë vit, kanë ndërmend të festojnë duke mos hequr dorë nga pija, studiuesit britanikë kanë realizuar një kërkim, duke analizuar çfarë ndodh me trupin kur merr doza të larta alkooli dhe duke dalë në disa këshilla praktike, si të ndihmojmë veten pas konsumimit të tepërt.
Hani vezë në mëngjes
Vezët janë gjëja e parë që duhet të konsumoni të nesërmen pas dehjes. Arsyeja? Sepse ato kanë një përqendrim të lartë të amoniacidit L-Cysterine, që ndihmon trupin që të largojë toksinat e larta që krijohen në mëlçi nga shpërbërja e alkoolit.
Pini një gotë ujë pas çdo pije që konsumoni
Sa më shumë ujë në turpin tuaj, aq më të ulta janë shanset që të dehidratoheni si pasojë e konsumit të tepërt të alkoolit.
Mos pini alkool të paktën 1 orë përpara gjumit
Mos pini asgjë të paktën një orë ose gjysmë orë përpara së të bini për të fjetur. Kjo gjë do t’ju ndihmojë që të mos zgjoheni gjatë natës, në këtë mënyrë do të pushoni më shumë.
Mos pini kurrë me stomakun bosh
Alkooli irriton mukozën e stomakut, për këtë arsye duhet medoemos që të jeni ushqyer mirë përpara se të filloni të pinin. Një stomak i mbushur do të thotë dyshimin e proteinave, që ulin ndjeshëm përthithjen e alkoolit të gjak. /Telegrafi/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...