Google ADS

Toni Kross do të shitet nga Real Madridi për ta blerë Neymarin

18:07 | 2 Janar 2018
Arbresh.info

Real Madrid është i gatshëm ta shes mesfushorin gjerman, Toni Kross, në Manchester United.

Djajtë e Kuq kanë qenë të lidhur me mesfushorin gjerman edhe në të kaluarën, tashmë edhe trajneri i tyre aktual, Jose Mourinho, e pëlqen lojën e tij.

Krossi konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë në botë në pozitën e tij, që nga transferimi i tij nga Bayern Munich, në vitin 2014.

Sipas gazetës spanjolle “Don Balon”, Kross mund të largohet shumë shpejtë nga Santiago Bernabeu, transmeton arbresh.info.

Po ashtu në këtë raport shkruhet se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, dëshiron të nënshkruajë me superyllin e PSG, Neymar.

Për Kroosin të interesuar janë edhe Manchester United, Manchester City dhe Paris Saint-Germain.

Perez ka vendosur një çmim prej 90 milionë euro për mesfushorin gjerman, dhe më pas të veprojnë në rastin “Neymar”. /arbresh.info/

Të ngjashme