Kryeministri i Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev tha se viti 2018 do të jetë për progres ekonomik dhe investime, me pritje që të hapen shumë vende pune dhe rritje e BPV, transmeton Zhurnal.
Zaev premtoi se 2018 do të jetë vit i mbarë, duke thënë se nuk është vit për zgjedhje por për punë.
Në ditën e parë të këtij vitit në takim me ministrin e Finansave Dragan Tevdovski, kryeministri tha se në 2018 Maqedoninë do e pres progres ekonomik dhe investime, hapjen e vendeve të reja të punës, rritje e BPV-së ku si rezultat përfundimtar do ta ndjejnë qytetarët.
I njejti dërgoi edhe mesazhe deri tek biznesmenët që Qeveria do të orientohet për gjithçka që të mund të mbështesë sepse në këtë vit me shumicën parlamentare stabile do të implementohen plane strategjike të rëndësishme.
Jam i bindur se në vitin 2018 kulminacioni do të jetë në mbarimin e krizës politike si dhe me performansa ekonomike që do ti ndjejnë qytetarët, përfundoi Zaev.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?