Futbollisti brazilian i Cityt i shpëton ‘briskut’

17:24 | 2 Janar 2018
Arbresh.info

Futbollisti brazilian i Manchester Cityt, Gabriel Jesus, i cili pësoi një dëmtim në ndeshjen ndaj Crystal Palaces e ka marrë një lajm të mirë, përcjellë arbresh.info.

Ai nuk do të ketë nevojë që ti nënshtrohet operimit.

“Falë Zotit dëmtimi nuk është shumë i rëndë dhe për momentin është evituar ndërhyrja kirurgjikale”, shkruan Gabriel Jesus në profilin e tij në Instagram.

Parashikimet e rikthimit të tij mendohet se mund të jenë jo më shpejt se një muaj e gjysmë. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme