Prej ditësh në Iran kanë shpërthyer protesta të dhunshme, që kanë çuar edhe në humbje të jetëve, shkruan portali arbresh.info
Që nga e enjtja e javës që lamë pas më shumë se 20 protestues kanë vdekur, për shkak të dhunës.
Vala e demonstratave nisi në qytetin Mashhad me 28 dhjetor dhe shpejt u përhap edhe nëpër qytetet tjera, duke u bërë një nga kryengritjet më të mëdha në vendin islamik që nga zgjedhjet e diskutueshme të vitit 2009.
Këtu keni një përmbledhje të situatës që përshkallëzoi:
Demonstratat e para
Qindra protestues mblidhen në Mashhad dhe disa qytete tjera me 28 dhjetor për të protestuar koston e lartë të jetesës, pasi një thirrje për protestë u publikua në shërbimin e mesazheve Telegram.
Video nëpër media tregojnë protestues duke përqendruar zemërimin e tyre ndaj presidentit Hassan Rouhani, por kishte gjithashtu slogane që shanin tërë regjimin dhe përfshirjen e Iranit në konfliktet përreth Lindjes së Mesme.
Përhapja e protestave
Ditën e nesërme një numër më i madh protestash u përhapën nëpër qytete tjera, përfshirë Kermanshah dhe qendrën kryesore fetare të Qom, kur sipas pamjeve qindra demonstrues bërtasin “Vdekje diktatorit” dhe “Lironi të burgosurit politikë”.
Zëvendës presidenti Eshaq Jahangiri sugjeron që kundërshtarët radikalë të qeverisë së Rouhanit mund të jenë prapa demonstratave.
Departamenti amerikan i shtetit dënon arrestimet dhe presidenti Donald Trump kërkon nga autoritetet iraniane respektimin e të drejtave të njeriut, shkruan arbresh.info
Paralajmërimet, dhuna dhe marshet
Me 30 dhjetor mbështetësit e regjimit marshojnë përgjatë vendit për demonstratat e sanksionuara edhe zyrtarisht për të përkujtuar humbjen e lëvizjes së protestës së vitit 2009.
Ministri i Brendshëm Abdolrahman Rahmani Fazli i bëri thirrje publikut t’i shmangë “tubimet e paligjshme”, pasi ata do t’i krijojë vetes probleme.
Por protestat vetëm sa u rritën. Një përleshje shpërthen në Teheran në universitetin kryesor të qytetit, ndërsa në video shihen demonstruesit duke sulmuar një sallë të qytetit, duke përmbysur një makinë policie dhe duke djegur flamurin iranian.
Një zyrtar rajonal konfirmon se dy njerëz u vranë në përleshjet në qytetin perëndimor të Dorud gjatë një proteste “të paligjshme”.
10 të vdekur brenda një nate
Me 31 dhjetor, autoritetet lëshojë paralajmërime të reja, kurse njoftohet për arrestimin e më shumë se 200 personave gjatë protestave në Teheran dhe 80 të tjerë në Arak, rreth 300 kilometra më larg.
Për të penguar demonstrata të tjera, autoritetet bllokojnë shërbimin e mesazheve, përfshirë Telegramin.
Rouhani insiston se njerëzit janë absolutisht të lirë për të shprehur zemërimin e tyre, por se kritika është e ndryshme nga dhuna dhe shkatërrimi i pronës publike.
Media iraniane raporton për 10 persona të vdekur nga këto protesta.
1 janar
Në deklaratën e tij të dytë, Rouhani bën sikurse protestat nuk janë asgjë.
Kurse Trump thotë se ka ardhur kohë për ndryshime në Iran.
2 janar
Televizioni shtetëror raporton që nëntë persona, përfshirë një polic janë vrarë gjatë mbrëmjes.
Ndërsa një zyrtar tjetër thotë për mediat lokale që rreth 450 persona janë arrestuar në Teheran përgjatë tri ditëve të protestave.
Udhëheqësi suprem Ayatollah Ali Khamenei thyen heshtjen për këto ngjarje, duke thënë se armiqtë e Iranit janë bashkuar dhe po i përdorin të gjitha metodat kundër regjimit.
Ndërkohë Turqia thotë se është e shqetësuar dhe ka paralajmëruar kundër përshkallëzimeve./Arbresh.info/
Pamjet janë të shfaqura nga qyteti Asmahan që gjendet 250 kilometra nga kryeqyteti Teheran, sipas Sky News Arabia.
Opozita në Shqipëri rikthehet në Kuvend, kërkojnë largimin e...
Skuadra gjermane i dedikon një postim Trepçës dhe tifozëve m...
Tankut Soykan vlerëson përkushtimin e institucioneve kosovar...
Rasti i Big Brother, Haxhiu: Dhunuesit mund të rehabilitohen...
Kryeministri irlandez: Zgjedhjet do të mbahen më 29 nëntor
Calhanoglu: Nganjëherë duhet të vuajmë pak më shumë, por sak...