Google ADS

“Contouri” kërkon që investimet në “Kosovën e Re” t’i kthehen për katër vjet e gjysmë

08:01 | 15 Korrik 2015
Arbresh.info

Kompania amerikane “Contour Global” e ka dorëzuar ofertën e dytë për Normën e Brendshme të Kthimit (IRR) për mjetet që do t’i investojë në ndërtimin e termocentralit 600-megavatesh.

Përkundër disa muajsh negociata, niveli i IRR-së së kërkuar ka mbetur pothuajse i pandryshuar. Kjo kompani kërkon që Norma e Brendshme e Kthimit të jetë në nivel prej 23 për qind. Një IRR e lartësisë së tillë do të thotë se kompania po kërkon që mjetet që planifikon t’i investojë t’i kthejë për vetëm 4 vite e gjysmë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo kompani në ofertën e parë kishte dorëzuar me dy norma të IRR-së – 23 dhe 27 për qind. Kjo ishte cilësuar fillimisht e pakuptueshme për Qeverinë e Kosovës e më vonë edhe si shumë e lartë. Ishte paralajmëruar negocimi i kësaj norme me qëllim uljen e saj, në mënyrë që tarifat e energjisë elektrike të mos pësonin rritje të madhe kur ky termocentral të niste prodhimin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme