Google ADS

Liverpooli e vendos në shitje Coutinhon te faqja zyrtare?

15:05 | 2 Janar 2018
Arbresh Info

Liverpooli dukej i zemëruar kur Nike bëri një gabim trashanik në uebfaqen e tyre rreth Philippe Coutinhos, por tani duket se ata janë duke bërë një edhe më të madh.

Nike njoftoi javën e kaluar mesfushorin Philippe Coutinho si një lojtar të Barcelonës duke promovuar fanellën e gjigantit katalunas me emrin e tij pas, transmeton portali arbresh.info.

Lexo edhe: Rikthehen ditët e arta të “magjistarit” Xherdan Shaqiri

Nike, e cila krijon fanellat e Barcelonës dhe është sponsor i Coutinhos, ka fshirë postimin në faqen e tyre edhe pse diçka e tillë mori xhiron e botës duke u bërë virale.

Coutinho ka thënë se nuk dëshiron të luaj sërish te Liverpooli

Por, tani Liverpooli duket se ka ofruar diçka interesante në uebfaqen e tyre zyrtare.

“Redsat” kanë një seksion ‘Winter Sale’ në uebfaqen e tyre dhe fanellat e tyre të treta janë në dispozicion për një zbritje prej 20 për qind. Oferta është e vlefshme deri më 31 janar, datë kur edhe mbyllet merkato e transferimeve.

Lexo edhe: Zhvillime të papritura, largime masive nga Real Madridi

Por, ajo që është edhe më e rëndësishme është lojtari i shfrytëzuar për të reklamuar këtë ofertë. Sidoqoftë, kush të ishte tjetër pos Philippe Coutinhos? /arbresh.info/

Philippe Coutinho është shfaqur në seksionin ‘Winter Sale’

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme