Google ADS

Paralajmërohet rritja e buxhetit për Policinë e Kosovës

14:19 | 2 Janar 2018
Arbresh.info

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka thënë se do të punoj shumë që të rritet buxheti për Policinë e Kosovës.

Sipas tij, buxheti i limituar është sfidë për këtë institucion të rëndësishëm të vendit.

“Ne kemi punuar shumë që edhe pensioni për policët do të jetë i dinjitetshëm, sepse është shumë e rëndësishme mbështetja e tyre pas përfundimit të misionit të tyre. Policia e Kosovës ke nevojë po ashtu edhe për pajisje tjera të domosdoshme për nevojat e tyre të hetimit. Ne po jetojmë në një botë të evoluimit të teknologjisë informative dhe policia duhet të jetë pjesë e këtyre trendëve. Natyrisht që për çdo objektiv sfide mbetët buxheti i limituar, po unë do të bëj përpjekje edhe në këtë drejtim në rritjen e buxhetit për Policinë e Kosovës”, ka thënë Sefaj në një intervistë për arbresh.info.

Ai ka folur edhe për sigurinë në veri duke thënë se ajo është në nivelin e duhur.

Sipas tij, ka rënie të nivelit të kriminalitetit në veri./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme