Mustafa: Qeveria dhe ARKEP-i po e dëmtojnë PTK-në

07:09 | 15 Korrik 2015
Arbresh.info

Institucionet e Kosovës dhe Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) janë duke e dëmtuar PTK-në dhe Valën.

Kështu ka thënë kryeshefi i PTK-së, Agron Mustafa, të martën, në debatin e organizuar nga OJQ STRAS me rastin e prezantimit të raportit për tregun e telekomunikacionit. Në këtë tryezë ishin të pranishëm edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, dhe kryetari i Bordit të ARKEP-it, Ekrem Hoxha.

Mustafa ka thënë se Qeveria e Kosovës po e përkrah konkurrencën e PTK-së me dividendin që po e merr pikërisht nga PTK-ja, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Në vitin 2015 është kërkesa që 30 milionë t’i paguhen aksionarit. 10 milionë janë paguar tashmë. Por çfarë ndodh, hipotetikisht po them, që 5-10 milionë që i paguhen aksionarit gjatë vitit i shkon operatorit tjetër apo i shkon konkurrencës sonë. Ne jemi ata që në një masë të madhe e mbështesim dhe e përkrahim konkurrencën tonë”, ka thënë Mustafa.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme