Nëse futbolli do të ishte lotari, futbollistët sigurisht do të ishin fitues të shumave të mëdha. Çeket e mëdha të paguara, pallatet luksoze, veturat, dhe për të mos harruar, femrat atraktive, lojtarët në fushë i shijojnë të gjitha.
Në mes gjithë këtyre përfitimeve, është një aftësi e natyrshme për futbollistët për të dominuar në vëmendjen e femrave që duket qartë, transmeton portali arbresh.info. Nga modelet tejet seksi e deri tek aktoret e profilit të lartë, futbollistët me të vërtetë dinë se si të bëjnë vetën që të ndihen mirë.
Është thuajse si një klauzolë e veçantë në kontratën e tyre që kërkon nga ata të kenë një të dashur të “fortë” apo një grua jashtëzakonisht të bukur.
Disa nga vajzat pëlqejnë të dalin me futbollistët për të ngritur reputacionin e tyre, derisa të tjerat thjeshtë e duan një person që dominon në botën sportive. Mbi të gjitha, kush nuk dëshiron që të qëndrojë në një ulëse VIP-i apo të mos dal në festat e mëdha me personalitete të shquara? Në fund të fundit, gratë i duan futbollistët dhe futbollistët i duan ato që t’i kenë në anën e tyre.
Nëse është fama, pasuria apo thjeshtë për të mos pasur ndonjë punë të vështirë për të jetuar, disa gra përfundojnë duke u takuar me shumë futbollistë (sigurisht jo në të njëjtën kohë). Për shkak të kësaj, shpesh futbollistët kanë qenë në lidhje me ishin e ndonjë lojtari tjetër.
Po, kjo ka ndodhur në të kaluarën disa herë dhe është e sigurt se kjo do të vazhdojë të ndodhë aq gjatë sa futbolli të jetë në majat e sportit global.
Më poshtë keni një listë prej 10 futbollistëve që kanë qenë të lidhur me të njëjtën femër në të kaluarën:
Cristiano Ronaldo dhe Marcus Bent – Gemma Atkinson
Si një aktore angleze, personalitet televiziv dhe një modele, Gemma Atkinson ka qenë e dashura e fituesit të pesëfishtë të Topit të Artë, Cristiano Ronaldos, në fazat e para të karrierës së tij në Manchester United. Megjithatë, në rast se e dini historinë e Ronaldos me gra, atëherë sigurisht mund ta kuptoni gjithashtu se lidhja e tyre nuk zgjati shumë, transmeton arbresh.info.
Sergio Ramos, Alexis Ruano dhe Sergio Sanchez – Elisabeth Reyes
Kush mund të ketë menduar që bukuroshja dhe ish misi i Spanjës, Elisabeth Reyes, ka qenë e lidhur me tre futbollistë. Si një modele dhe moderatore me profesion, Reyes ka qenë në lidhje me kapitenin e Real Madridit – Sergio Ramosin, mbrojtësin e Deportivo Alaves – Alexis Ruanon dhe Sergio Sanchezin e FC Rubinit.
Mesut Ozil dhe Matteo Ferrari – Aida Yespica
Si një personalitet televiziv në Venezuela, modele dhe aktore, Aida Yespica ka qenë në lidhje me futbollistin italian Matteo Ferrari për dy vite dhe madje kishin një djalë – Aron Ferrarin, së bashku me të. Pas ndarjes, Yespica ishte gjithashtu në lidhje me futbollin gjermano-turk, Mesut Ozilin.
Besohet se ajo ka qenë arsyeja kryesore prapa vendimit të Real Madridit për të shitur Ozilin në Arsenal. ‘Los Blancos’ ishin të zemëruar nga vizitat e shpeshta të mesfushorit kreativ nga Spanja në Milan për ta parë atë. Vizitat, siç duket, ndikuan në formën e tij dhe gjiganti spanjoll dukej qartë se nuk ishte i impresionuar me reprezentuesin e Gjermanisë.
Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos – Gereida Gallardo
Yjet e Real Madridit, Sergio Ramos dhe Cristiano Ronaldo ishin afër përfundimit në një pozitë të çuditshme pas marrëdhënieve të tyre me Nereida Gallardon. Si një modele spanjolle, e cila është në të vërtetë me origjinë nga Majorca, Gallardo është takuar me Ramosin në një klub nate në Madrid gjatë vitit 2007 dhe të dy kanë qenë në lidhje për një periudhë të shkurtër.
Në vitin 2008, Gallardo sërish e gjeti një perlë në klubin e Madridit kur ajo takoi Cristianon. Ajo fillimisht bëri tatuazh atë dhe gjithashtu shpenzoi fundjavat te shtëpia e Ronaldos në Cheshire. Por, pas nëntë muajve së bashku, ylli i Real Madridit hoqi dorë nga ajo përmes një mesazhi në telefon.
Gallardo, për arsye të dukshme, nuk iu përmbajt ndarjes dhe e turpëroi yllin me deklaratat e saj për një televizion spanjoll se ai ishte dështak në shtrat. Nëse kjo nuk iu duket e mjaftuar, Gallardo gjithashtu zbuloi të brendshmet e favorizuara të Ronaldos që ishin një palë pantallona të ngushta dhe të kuqe që kishin përpara hundën e elefantit, që sipas fjalëve të saja”, “ato nuk i rrinin mirë atij”. Kjo tani duket se i djeg pak më shumë.
Cristiano Ronaldo dhe Mario Balotelli – Raffaella Fico
Në moshën 21-vjeçare, këngëtarja italiane dhe modelja Raffaella Fico ishte në prag të vendosjes së virgjinitetit të saj në ankand publik për një shumë madhështore prej 1 milionë euro, por iu shmang ofertave ndoshta duke menduar se tregu i futbollit ishte edhe më luksoz.
Ajo përfundimisht humbi virgjërinë e saj me Cristiano Ronaldon (të paktën siç pretendon ajo) gjatë një marrëdhënie që zgjati rreth 11 muaj. Dhe, ashtu siç tha ish e dashura e Ronaldos, ajo tha gjithashtu që superylli i Real Madridit nuk është i mirë në shtrat.
Në vitin 2011, Fico nisi të takohet me futbollistin italian, Mario Balotelli. Dyshja ishin në lidhje për pak muaj deri sa Balotelli shkatërroi lidhjen e tyre duke e tradhtuar atë. Pak pas ndarjes, Fico njoftoi se është shtatzënë duke provokuar Balotellin, i cili refuzoi të mësonte madje nëse fëmija ishte i tij. Por, një test i ADN-së u krye dhe Balotelli pranoi se ai ishte babai./arbresh.info/
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...