Superylli Lionel Messi i ka dërguar një mesazh Cristiano Ronaldos për vitin 2018.
Ylli i Barcelonës është i vendosur për të fituar sërish Topin e Artë për të gjashtën herë, transmeton portali arbresh.info. Ronaldo fitoi çmimin në vitin 2017 duke u barazuar rekordin me Messin, ndërkohë që ata vazhdojnë betejën e tyre për lojtarin më të mirë në botën e futbollit.
Tani, sipas gazetës spanjolle ‘Don Balon’, Lionel Messi ka nisur vitin me një mesazh të drejtuar ndaj rivalit të tij: “Ky është viti im”.
Lexo edhe: Rikthehen ditët e arta të “magjistarit” Xherdan Shaqiri
Thuhet se çmimi i fituar së fundmi në Ronaldo e ka motivuar Messin për të vazhduar tutje.
Messi ka nisur sezonin në formë të shkëlqyer duke i ndihmuar Barcelonës për të siguruar kreun e tabelës në La Liga. Ylli argjentinas ka shënuar 15 gola brenda 17 ndeshjeve në La Liga dhe tri gola brenda gjashtë paraqitjeve në Ligë të Kampionëve.
Nga ana tjetër, Ronaldo ka realizuar vetëm katër gola në La Liga, por ai ka shënuar nëntë gola brenda gjashtë ndeshjeve në Ligë të Kampionëve./arbresh.info/
Gresa për Rovenën: E sëmurë nga xhelozia
Reagimin e tifozëve në “Old Trafford” kur Ruben Amorim del n...
Dyshime për sulm me bombë në Gjermani, arrestohet i dyshuari
Dhjetori magjik nuk do të jetë dhe aq i ëmbël për disa shenj...
29 Nëntor, përkujtohet sot 80-vjetori i Çlirimit të Shqipëri...
Moti në Shqipëri me shi dhe shtërngata