Gareth Bale është duke kërkuar për një rikthim sensacional në Tottenham, por kush tjetër mund të largohet nga Real Madridi në një të ardhme të afërt?
Bale është duke pasur një sezon të tmerrshëm në Bernabeu dhe reprezentuesi uellsian ka dështuar për të qenë pjesë e skuadrës startuase për shkak të një numri të madh lëndimesh, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez raportohet se mendon që koha e Bales në La Liga ka përfunduar dhe gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që të dy klubet e mëdha në Premierë Ligë, Manchester United dhe Tottenhami, janë duke kërkuar shërbimet e anësorit.
Lexo edhe: Rikthehen ditët e arta të “magjistarit” Xherdan Shaqiri
Gjigantët anglez thuhet se kanë shtruar në tavolinë oferta prej 50 milionë funtash, ndonëse Madridi dëshiron që ata të marrin shumën prej 80 milionë funta të paguar te “Spursët” në vitin 2013.
Ndërkohë, gazeta e njëjtë sugjeron gjithashtu se Toni Kroos mund të shitet te Manchester Unied, Manchester City ose Paris Saint Germaini në mënyrë për të krijuar fondet për të nënshkruar me sulmuesin Neymar në fund të sezonit.
Superylli brazilian është një shënjestër afatgjate e klubit dhe shihet si zëvendësues i Cristiano Ronaldos, i cili pritet të largohet nga Bernabeu me përfundimin e sezonit aktual.
Treshja e profilit të lartë nuk janë lojtarët e vetëm që thuhet se do të largohen nga Real Madridi gjatë javëve të fundit, ndërkohë që edhe Karim Benzema, Mateo Kovacic dhe Isco janë ndër yjet e tjerë që kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha rreth Evropës./arbresh.info/
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre