Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka thënë se mosanëtarësimi i Kosovës në INTERPOL është një prej problematikave më të mëdha të vendit.
Sefaj, në një intervistë për arbresh.info ka thënë se nëse Kosova do të ishte pjesë e kësaj organizate të rëndësishme, luftimi i krimit të organizuar do të ishte shumë i lehtë.
“Ne mund të themi se kemi një bashkëpunim shumë të mirë me institucionet e sigurisë në Kosovës, edhe me disa organizata ndërkombëtarë. Problematike mbetet mos anëtarësimi i Republikës së Kosovës në INTERPOL, që do të ndihmonte realisht Kosovën dhe shtetet tjera në shkëmbim të informatave në kohë reale sa i përket luftimit të krimit të organizuar. E rëndësishme në kudër të këtij bashkëpunimi është ngritja e efikasitetit në sistemimin prokurorial dhe gjyqësor në Kosovë, sepse edhe në bazë të vlerësimeve ndërkombëtare dhe raportit të DASHI-it përkundër përpjekjeve që kanë bërë institucionet e sigurisë, sidomos Policia e Kosovës, është paraqitë si pengesë mos dënimi i personave që janë të përfshirë në krime të ndryshme”, ka deklaruar Sefaj.
Sipas tij, për të pasur luftë efikase kundër krimit të organizuar duhet të funksionojnë të gjitha hallkat e sistemit të drejtësisë./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?