Largimi i Neymarit ishte i vështirë për Barçën, e pranon Valverde

08:37 | 2 Janar 2018
Arbresh Info

Ernesto Valverde e ka pranuar se ishte një moment i vështirë për Barcelonën kur Neymar u largua për transferim në PSG.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka pranuar se largimi i Neymarit për një tarifë rekorde te Paris Saint Germaini ishte i vështirë për gjigantin në La Liga.

Neymar finalizoi transferimin për 222 milionë euro në PSG pasi klubi në Liga 1 aktivizoi klauzolën e blerjes së yllit brazilian në muajin gusht, transmeton portali arbresh.info.

“Largimi i Neymarit ishte një moment i vështirë për klubin”, ka thënë Valverde për uebfaqen zyrtare të Barcelonës.  “Ne nuk mund ta mohojmë këtë”

25-vjeçari është duke shkëlqyer te lideri në Liga në dhe tashmë ka arritur të përshtatet në Paris pavarësisht raporteve të tij për një rikthim në Spanjë te rivali i përbetuar i Barcelonës – Real Madridi./arbresh.info/

https://twitter.com/FCBarcelona/status/947890337510457344

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme