Përfshirja e drejtpërdrejtë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, krahas Bashkimit Evropian në fazën përfundimtare të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë diskutim i tërë vitit nga liderët e Kosovës jo vetëm në vend por edhe gjatë vizitave që kanë bërë jashtë vendit, shkruan arbresh.info. Kjo për shkak se përfshirja e ShBA-së, në këtë dialog po vazhdon të shihet si garantim i një marrëveshje përfundimtare, e pranueshme dhe e zbatueshme për të dyja palët.
Një gjë e tillë është thënë edhe në raportin e Këshillit Atlantik i cili është publikuar në fund të muajit nëntor të këtij viti e në të cilin thuhet se ShBA-ja, duhet ta rimarr reputacionin e një ndërmjetësi të vërtetë për t’u bashkuar me BE-në, në përpjekjet e tyre për të nxitur që bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit të përfundojnë sa më shpejtë që të jetë e mundur.
“SHBA-të, kanë nevojë për të rifituar reputacionin e një ndërmjetësi të vërtetë të bashkohet me BE në përpjekjet e saj për të inkurajuar bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës sa më shpejt të përfundojë”, thuhet në raport.
Përfshirja e SHBA-së, në dialog ishte edhe kërkesë e kamotshme e presidentit të vendit Hashim Thaçi që prej kohës kur edhe është thënë që dialogu në mes të dyja vendeve të kalojë në nivel presidentësh pasi që kjo konsiderohet edhe faza më e ndjeshme për të dyja vendet.
Një gjë të tillë presidenti e kishte kërkuar edhe gjatë vizitës së tij të fundit në Nju Jork.
Thaçi në takimi me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence pati thënë se “përfshirja direkte e SHBA-së në fazë përfundimtare, është përcaktuese për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, të zbatueshme për të dy palët”.
Presidenti i vendit po ashtu gjatë këtij viti ka paralajmëruar edhe formimin e “Ekipit të Unitetit” të Kosovës që do të marrë pjesë në bisedimet me Serbinë.
“Grupi i Unitetit do të përbëhet nga Presidenca, Qeveria, Kuvendi ku do të jenë të përfaqësuara të gjitha partitë politike, por do të ketë përfaqësues edhe nga shoqëria civile, mediet, akademia dhe kushdo që mund të kontribuojë në këtë proces politikë”, kishte deklaruar Thaçi.
Sipas njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare përfshirja e ShBA-së, në dialogun në Bruksel që po zhvillohet në mes Kosovës dhe Serbisëështë e domosdoshme. Madje sipas tyre më këtë përfshirje dialogu do të bëhej mëkredibil dhe marrëveshjet e arritura në mes të dyja vendeve do të kishin efekt.
Profesori i të Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, Afrim Hoti, ka thënë për arbresh.info se përfshirja e ShBA-së, në dialog në secilën fazë të zhvillimeve ka qenëkruciale.
“Nuk ka dilemë që përfshirja e ShBA-së në secilën fazë të zhvillimeve në Kosovë dhe gjetiu ka qenë kruciale. Është dëshmuar më shumë se një herë se prezenca e ShBA-së ka dëshmuar si garancë e zbatimit të marrëveshjeve për Kosovën”, është shprehur Hoti për arbresh.info.
Sipas tij, Bashkimi Evropian vazhdon ende të mos ketë pozicion të qartësuar për Kosovën.
“Bashkimi Evropian ende vazhdon të mos ketë pozicion të qartësuar për Kosovën prandaj involvimi i ShBA-së do e bënte dialogun më kredibil, më të shpejtë dhe më të efektshëm në kuptimin e zbatimit të marrëveshjeve të arritura”, ka thënë Hoti.
Ai ka thënë se tashmëështë dëshmuar që sa herë që ShBA-të, kanë qenë në tryezë për Kosovën, në mënyrë të natyrshme kemi pas edhe suksesin e negociatave, për të cilën gjë kosovarët janë ndjerë të garantuar me vetë prezencën amerikane.
Kurse analisti Imer Mushkolaj thotë për arbresh.info se beson se ShBA-të, gjithsesi do të përfshihen në dialog por se mbetët të shihet se cila do të jetë forma e përfshirjes. Mushkolaj deklaron se në këtë rast mund të përfshihet edhe Rusia.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës besoj se do të përfshihen gjithsesi, natyrisht se mbetet të shihen modalitetet se në çfarë forme do të përfshihen. Por, nëse përfshihen Shtete e Bashkuara në të njëjtin nivel apo të njëjtin modalitet unë pres të përfshihet edhe Rusia. Përndryshe nuk pres që vetëm SHBA-ja të jetë pjesë e dialogut. Marrëveshjet e nënshkruara duhet të zbatohen pa marrë parasysh nëse SHBA-të përfshihen ose jo”, ka thënë Mushkolaj.
Kurse NaimRashiti, drejtor i Grupi Ballkanik për Politika në Kosovë, konsideron se pjesëmarrja eventuale e SHBA-së në dialog, është tejet e rëndësishme, pasi që, sipas tij, do të ndihmojë që procesi të shkojë më shpejt drejt përfundimit.
“Tash, faza tjetër e dialogut që duket të jetë një fazë shumë më e komplikuar dhe më e rëndë sepse dëshirohet një marrëveshje më gjithëpërfshirëse. Me çdo kusht Kosova insiston në rolin e SHBA-së dhe angazhimin në dialog, por me gjasë edhe zonja Mogerini e ka kuptuar këtë çështje dhe ajo ka pasur një takimi me zëvendëspresidentinPence për të gjetur modalitetet e angazhimit të SHBA-së, në procesin e dialogut. Unë besoj që krahas tyre edhe Gjermania do të ketë një rol më të intensifikuar në procesin e dialogut”, ka thënëRashiti.
Përfshirjen e ShBA-së, në dialog e ka kërkuar edhe kryeministri i vendit Ramush Haradinaj në vizitën e tij në Bruksel më 17 nëntor në takimin e Këshillit të Stabilizim Asociimit ku edhe zhvilloi takim me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian Federica Mogherini.
Kryeministri Haradinaj këtë e kishte konfirmuar edhe në një konferencë për medie, pas ardhjes nga Brukseli.
“Po, unë kam kërkuar që ShBA të jetë pjesë e dialogut me Serbinë”, kishte thënë Haradinaj.
Por, pavarësisht kërkesave të liderëve të vendit që edhe ShBA-të, të përfshihen në dialog në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, ky i fundit nuk është deklaruar për këtë gjë se a e përkrah përfshirjen e ShBA-së, në këtë dialog.
Por, ndryshe nga Bashkimi Evropian, ambasadori i ShBA-së, në Kosovë Greg Delawie ka thënë se shteti amerikan do të vazhdojë të jetë i përfshirë në dialog dhe se e mbështesin atë.
“Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur dialogun prej fillimit, do të vazhdojmë ta bëjmë të njëjtën gjë tash dhe në të ardhmen. Nuk kam asgjë për të lajmëruar. Tash për tash po përpiqemi të punojmë me ekipin e BE-së, ekipin e FedericaMogherinit, për të parë se si mund të kontribuojmë sa më mirë për suksesin e dialogut që lehtësohet nga BE-ja”, kishte thënë ai.
Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë kanë nisur në mars tëvitit 2011. Në negociatat që janë zhvilluar në Bruksel janë nënshkruar 38 marrëveshje.
Qëllimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sipas Bashkimit Evropian, është relaksimi i raporteve ndërmjet dy vendeve në mënyrë që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë tutje me procesin e integrimit evropian./J.Zhuniqi/arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...