Presidenti amerikan Donald Trump ka uruar vitin 2018 derisa u shpreh i bindur për prosperitet në sektorin e ekonomisë.
Lideri i Uashingtonit e kaloi mbrëmjen e ndërrimit të viteve në një ballo të organizuar në resortin Mar-a-Lago të Floridas.
I shoqëruar në hyrje nga zonja e parë Melania dhe djali i tij, Barron, Trump tha përpara gazetarëve se shkurtimet e taksave do të rikthejnë kompanitë amerikane në Shtetet e Bashkuara dhe kjo do të përkthehet në rritje ekonomike.
“Gëzuar vitin e ri të gjithëve. Mendoj se duhet të futeni brenda dhe të shkrepni disa fotografi pasi është vërtet bukur. Do të kemi një vit madhështor. 2018 do jetë fantastike. Jemi në nisje të projektit për shkurtimin e taksave dhe kjo do të sjellë një rritje të jashtëzakonshme. Bursa do të ngrihet dhe kompanitë do të kthehen në vendin tonë. Shumë shpejt do të kemi një rekord”.
Trump u pyet edhe në vigjilje të vitit të ri për çështjen e Koresë së Veriut, ndërsa u përgjigja e tij ishte: Do të shohim si do të veprojmë. Në mbrëmjen gala ishin të pranishëm fëmijët e tjerë të Presidentit si dhe shumica e drejtuesve të administratës amerikane.
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë