Google ADS

Kështu janë temperaturat në fshatin më të ftohtë në Tokë

15:39 | 1 Janar 2018
M. A.

Nëse mendoni se është ftohtë aty ku jeni për momentin, atëherë fshati Oymyakon në Rusi do t’jua ndryshojë mendjen.

Me një temperaturë mesatare gjatë janarit prej -50C, nuk është çudi që ky vend cilësohet si vendi më i ftohtë në Tokë.

I njohur edhe si “Poli i të Ftohtit”, temperatura më e ftohtë që u shënua ndonjëherë në Oymyakon ishte -72.2C, shkruan Gazeta Express.

Eh nëse mendoni se sot e keni ftohtë, në Oymyakon aktualisht temperaturat janë -38 gradë C.
Dhe kjo nuk është e tëra! Temperatura më e ulët që do të shënohet këtë javë në këtë fshat është -52 gradë C.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme