Google ADS

Mungesa e kontrollit të armëve, shkaku kryesor i sulmeve në Amerikë

15:05 | 1 Janar 2018
M. A.

Që nga sulmi i vitit të kaluar në Orlando, ku mbetën të vdekur 49 persona dhe 58 të tjerë të plagosur, ka filluar të diskutohet prapë çështja e kontrollit të armëve, duke e vënë këtë çështje edhe mbi rrezikun nga sulmet terroriste shkruan arbresh.info.

Ndërkohë që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, fajëson emigrantët meksikanë dhe atë që vijnë nga lindja, ka një kërcënim tjetër që është më i madh se gjithçka.

Demokratët, të drejtuar nga Chris Murphy i Connecticut, kanë kërkuar nga Senati që të shtrëngohen ligjet për mbajtjen e armëve dhe të jetë obliguese që të bëhen shikime të gjendjes së atij që dëshiron të blejë e të posedojë një armë, ka raportuar Washington Post.

Ai ka treguar që 85% e amerikanëve kërkojnë që të bëhen hetime mbi ata që mbajnë armë, 79% janë pro ndalimit të mbajtjes së armëve nga personat me sëmundje mendore dhe 57% janë pro ndalimit të shitjes së armëve më të mëdha se pistoletat.

Ndërkohë, duke parë që Senati kontrollohet nga Republikanët, është thuajse e ditur që asnjë ligj rreth kontrollit të armëve nuk do të marrë vota të mjaftueshme që të bëhet ligj.

Gjithsesi, problemi kryesor në këtë çështje nuk janë as demokratët as republikanët por NRA (National Rifle Association).

NRA është një organizatë që merret me shitjen dhe promovimin e armëve.

Çdo legjislacion që shkon në Senat hidhet poshtë nga Republikanët dhe NRA me atë të argumentit “S’ka prova që ligjet për kontroll të armëve do të mund të ndikojnë në uljen e sulmeve”, dhe kanë shumë të drejtë, sepse Amerika kurrë nuk ka pasur ligje pro kontrollit të armëve që kjo të vërtetohet, ka raportuar CNN.

Përveç që NRA i ndalon ligjet pro kontrollit të armëve, ka arritur që nga 1996 ta ndalojë edhe informimin rreth armëve.

Tamam në 1996 CDC (Centers for Disease Control and Prevention) kishte bërë një studim se si ligjet pro kontrollit të armëve janë efektive, kjo u ka kushtuar me zvogëlim të fondeve për 96%. Buxheti i tyre ka zbritur nga 5.6 miliardë në vit në vetëm 100 mijë në vit. Gjithashtu bëhet e ditur që ky kërkim është ndaluar nga Amendamenti Dickey që të shfaqet. Që atëherë Amendamenti Dickey i ndalon të gjitha studimet e tilla derisa të hiqet nga fuqia.

Në tetor të këtij viti Tony Cárdenas ka provuar ta rikthejë vëmendjen e Kongresit kah kontrolli i armëve, por kjo është hedhur poshtë para se të futet në votim, ka raportuar Washington Post.
Ndërkohë sulmet me armë veçse janë rritur. Vetëm këtë vit janë bërë 307 sulme ndaj qytetarëve, në shkolla e në qendra tregtare.

Më brutali ka qenë sulmi në Las Vegas që ndodhi me 1 tetor ku mbetën të vdekur 58 njerëz dhe 489 të lënduar.

Më e keqja është se këto sulme maskohen si sulme terroriste dhe sulme si shkak i sëmundjeve mendore të armëmbajtësve./RronaJaka/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme