Google ADS

The Sun: Real Madridi ka gati 135 milionë për Hazard

14:46 | 1 Janar 2018
M. A.

135 milionë euro për të transferuar Hazard nga Chelsea: Kjo është oferta që Real Madrid ka gati ta bëj publike, sipas The Sun.

Pasi babi i futbollistit ditëve të fundit kishte dalë hapur në lidhje me synimet e djalit , “Ai dëshiron Real Madrid-in” , tha babi i Eden Hazard. Tani klubi i Madrid duket që po përgaditet për një transferim bombastik.

Zidane e konsideron atë si një lojtar të duhur për skuadrën e tij, kështu që rihapja e tregut në janar mund edhe të jetë fillimi i ofertës.

Hazard ka një kontratë deri në vitin 2020 me Chelsea, skuadër e cila thuhej se do ta bënte lojtarin më të paguar në Premier Ligë, por kjo gjë nuk ndodhi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme