Brushë e dhëmbëve, gjilpëra, shkrepsa, monedha metalike, janë këto vetëm disa objekte që në mjekësi njihen si trupa të huaj kur pacientët i gëlltisin aksidentalisht ose me qëllim. Klinika e Kirurgjisë Abdominale në QKUK ka të ruajtur një arkiv të këtyre trupave të hequra nga organizmi i pacientëve.
Imagjinoni se jeni duke qepur rrobat e juaja. Në një moment ndaleni dhe për të mos ju humbur gjilpëra, e vendosni atë në gojë. Dikush ju pyet diçka dhe në përpjekje për t’u përgjigjur, instinktivisht e përpini gjilpërën.
Nëse keni fat dhe gjilpëra shkon poshtë në organi
Kirurgu Besnik Bicaj nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale në QKUK, ka rrëfyer për Gazeta Shneta këtë dhe shumë raste të tjera kur pacientët gëlltisin objekte të ndryshme që në mjekësi njihen si trupa të huaj brenda organizmit të njeriut.
Brusha e dhëmbëve është një prej objekteve më të mëdha që është gëlltitur ndërsa të tjera janë si gjilpëra, shkrepsa, monedha metalike, kapëse flokësh, susta (‘feder’), gozhda, çelësa, etj.
Kirurgu Bicaj tregon se në Kosovë shërbimi i endoskopisë në Klinikën Abdominale është funksionalizuar para 30 viteve nga Prof. Dr. Samedin Haxhijaha. Ai shpjegon se në këtë shërbim trajtohen raste nga trakti i sipërm dhe i poshtëm gastrointestinal. Ndër të tjera, kryhen edhe rastet e heqjes së trupave të huaj në traktin e sipërm.
Megjithëse në këtë klinikë punohet pa aparaturën adekuate, pasi gastroskopi është prishur prej më shumë se 1 vit, mjekët arrijnë që t’i heqin këta trupa të huaj nga lukthi i pacientëve.
Kur një pacientë paraqitet në klinikë me trup të huaj në organizëm, atij fillimisht i bëhet rëntgeni i barkut për të dalluar objektin. Bicaj tregon se kur trupat janë më të vogël se 1 cm dhe të rrumbullakët, atëherë dalin jashtë nëpërmjet procesit fiziologjik. Por kur janë të mprehta, me forma të çrregullta, ato ndalen në lukth dhe për heqjen e tyre duhet intervenuar me endoskopi.
“Akti i gëlltitjes është fatkeqësisht refleksiv dhe në shumicën e rasteve janë aksidentale, si monedha metalike, lodra të vogla tek fëmijët ose gjilpëra tek rrobaqepëset”, tregon Dr. Bicaj.
Megjithatë ai thotë se ka edhe raste kur gëlltitja është e qëllimshme, sikurse tek të burgosurit.
“Të burgosurit zakonisht përpijnë shkrepsa, të cilave paraprakisht ua heqin materien djegëse dhe pjesët metalike. Poashtu përpijnë edhe susta (‘federa’) të shtretërve, pjesë të lugëve etj”, deklaron mjeku.
Ai thotë se ka pasur raste kur një i burgosur ka gëlltitur dy herë shkrepsa brenda 2 jave. Rastet e qëllimshme referohen tek psikiatri pas heqjes së trupave.
Brusha e dhëmbëve dhe lëvizja e çuditshme e gjilpërës
Kirurgu Besnik Bicaj thotë se rasti më i rrallë i përpirjes është brusha e dhëmbëve. Kjo për faktin se është një nga trupat e huaj më të mëdhenj që është gëlltitur nga një pacient 14 vjeçar.
Djali kishte thënë se gëlltitja ka ndodhur aksidentalisht derisa kishte qenë duke i pastruar dhëmbët.
Brusha të cilën mund ta shihni në fotografi nga arkivi i klinikës, është rreth 20 cm e gjatë. Ndonëse ka qenë një nga rastet më të vështira, Bicaj thotë se brusha është nxjerrë pa ndonjë problem nga lukthi i 14-vjeçarit.
Mjeku shpjegon edhe lëvizjen e çuditshme që shpesh herë bëjnë gjilpërat në organizmin e njeriut pasi gëlltiten.
“Me gjilpërat është interesant sepse në shumë raste kalojnë lukthin dhe ndodh shumë rrallë që për shkak të gjilpërës një pacient me bë operacion. Nëse gjilpëra lëvizë me kokë përpara, ato dalin me jashtëqitje. Por ka ndodhur që gjilpëra të ndalet pak para daljes në anus sepse aty është një muskul i cili i mban nevojat dhe gjilpëra fiksohet. Por është e çuditshme se si gjilpërat kalojnë tërë ato lakesa nëpër zorrët e holla 4 metra dhe mbi 1 metër e gjysmë zorrë të trashë”, shprehet Dr. Bicaj.
Trupa të tjerë që përpihen nga pacientët janë bateritë, unazat, protezat e dhëmbëve gjatë përtypjes, etj.
Të gjitha këto trupa të nxjerrë pas luftës në Klinikën Abdominale janë të ruajtura në një arkiv. Përgjatë një viti janë mesatarisht 8-10 raste të gëlltitjes së objekteve nga kosovarët. /Gazeta Shneta
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend