Google ADS

Mërgim Mavraj e nis vitin me një super-lajm

11:05 | 1 Janar 2018
Arbresh.info

Një lajm i bujshëm po qarkullon në mediat turke përsa i përket transferimeve të futbollistëve të Kombëtares shqiptare.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e Kombëtares, Mërgim Mavraj. Futbollisti shqiptar rapotohet se ka arritur akordin me gjigandët e Fenerbahçes.

Në rast zyrtarizimi, Mavraj do të përfitonte 1,7 milionë euro në sezon në radhët e klubit turk, ku do të ishte shok skuadre me emra shumë të njohur të futbollit botëror si Van Persi, Dirar, Skrtel, Valbuena apo Kameni shkruan Panorama.

31-vjeçari do të bëhet futbollisti më i paguar shqiptar, duke kaluar edhe Shkëlzen Gashin, i cili përfiton 1.6 milionë euro. Mavraj pritet të firmosë një kontratë tre vjeçare me Fenerbahçen. /Panorama

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme