Njeriu i parë i futbollit kosovar, Fadil Vokrri, e vlerëson si të suksesshëm vitin që po lëmë pas, transmeton arbresh.info.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës në një intervistë për arbresh.info tregon prioritet e Federatës për vitin 2018.
Ai flet për problemet e futbollit të Kosovës ndërkohë që ndalet edhe te përzgjedhësi i ri.
Federata e Futbollit të Kosovës tash e më shumë se një vit është anëtare e FIFA-s, si e vlerësoni vitin e parë ndërkombëtar të Kosovës?
Vokrri: Ishte një vit mjaft dinamik. Pas pranimit tonë filluan eliminatoret për Përfaqësuesen e Kosovës dhe mendoj se ka qenë një vit i suksesshëm, pasi që kemi nisur projektet me UEFA-n dhe FIFA-n që do t’i shërbejnë shumë futbollit të Kosovës.
Krahas Përfaqësueses A, Kosova u përfaqësua edhe me grupmoshat e reja dhe femrat dhe klubet. Jeni të kënaqur me përfaqësimin e parë?
Vokrri: Ndoshta kemi merituar edhe më shumë se sa rezultatet që janë. Duhet marrë parasysh edhe faktin që jemi përfaqësuar për herë të parë.
Si Federatë nuk jemi aq të kënaqur. Duhet të bëjmë çmos që t’i përmirësojmë edhe rezultatet që kemi arritur me ekipet si Trepça ’89 dhe Prishtina.
Kosova e nisi fushatën eliminatore me Albert Bunjkun që e ka drejtuar Kosovën për gati nëntë vite, ai është larguar, po mendoni për trajnerin e ri?
Vokrri: Që nga ndarja me Albert Bunjakun jemi duke menduar për trajnerin e ri dhe jemi duke i analizuar të gjitha mundësitë. Nuk jemi duke u ngutur në këtë aspekt pasi do t’i analizojmë të gjitha kandidatura për trajner të Kosovën,
Do ta bëjmë zgjedhjen më të mirë të duhur.
Infrastruktura në futbollin e Kosovës ende vazhdon të jetë në nivele jo të dëshiruar?
Vokrri: Ka përparime edhe në këtë drejtim. Kemi një organizim më të mirë të klubeve në mënyrë që të jemi sa më mirë. Kemi marrë një vendim që t’i ndihmojmë klubet me fonde për më shumë se 1.2 milionë euro së bashku me Komunat që t’u ndihmojmë sa më shumë klubeve. Do të shikojmë mundësitë dhe buxhetin edhe për klubet që garojnë edhe në liga të tjera në futbollin e Kosovën.
Çka prisni në vitin 2018?
Vokrri: Federata e Futbollit të Kosovës ka si prioritet kryesor stadiumin e Prishtinës në mënyrë që të jetë gati për eliminatoret e ardhshme që nisin në muajin shtator.
Presim që stadiumi të përfundojë në muajin mars dhe ne do ta paraqesin stadiumin e Prishtinës për zhvillimin e ndeshjeve të Kosovës si vendas në kryeqytet. /arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...