Google ADS

Si e festojnë shqiptarët Vitin e Ri?

01:19 | 1 Janar 2018
Trina Galanxhi

Nuk ka rëndësi cilit besim fetar i përkisni, nëse vazhdoni të besoni në magjinë e festave të fundvitit apo thjesht i konsideroni si ditë të zakonshme, Viti i Ri vazhdon të mbetet i preferuari i shqiptarëve.

Krahas festimeve, të cilat nisin që nga trokitja e gotave gjatë dollive të ndryshme e deri tek plasja e ‘’municionit’’ të kapsollave e fishekzjarreve, shqiptarët kanë disa tradita që i dallojnë nga fqinjët e tyre.

Pastrimi i shtëpisë në çdo cep

Nëse menduat se do të mund të pushonit ditët e fundit të vitit gaboheni, pasi tradita e nënave dhe gjysheve nikoqire shqiptare kërkon që të pastroni çdo gjë në mënyrë që 2018-ta t’ju gjejë sa më mirë. Kështu që përgatituni të lani xhamat, tapetet dhe të gjithë perdet e shtëpisë.

Sallata ruse

E mbani mend herën e fundit kur keni ngrënë sallatë ruse? Mos u mendoni gjatë, ka qenë pikërisht gjatë darkës së fundvitit të 2016-ës. Eh pra, sallata ruse shfaqet dhe zhduket nga tryeza vetëm një herë në vit.

Mish dhe vetëm mish

Gjeli i detit është krenaria e tryezës, por nuk mjafton me kaq pasi krahas tij në tryezë ka vend edhe për qofte shtëpie, mish viçi, qengji dhe dhie. Për të mos harruar rostot klasike dhe biftekun.

E dimë që nuk mund t’i hani të gjitha në një ditë, por ato duhet të jenë aty.

Edhe një gotë, edhe një gotë

Në tryezë nuk mungon asnjë markë alkooli, pije me gaz, pa gaz apo energjike. Nuk ka rëndësi nëse do të pihen apo jo, e rëndësishme të jenë aty.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme