Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka zgjedhur që vizitën e fundit dhe urimin e Vitit të Ri ta bëjë tek fëmijët e sëmurë dhe prindërit e tyre.
Gjatë orëve të mbrëmjes, ai ishte në repartin e ‘Onkohematologjisë’ në QSUT, ku vizitoi vogëlushët që këtë natë do ta kalojnë në ambientet e spitalit.
Meta uroi dhe përshëndeti edhe stafin mjekësor që gjithashtu do ta kalojnë këtë natë në shërbim të të sëmurëve.
“Përmes kësaj foto me Amelian, vogëlushen nga Fieri që do e presë Vitin e Ri këtu në QSUT, ju uroj të gjithë fëmijëve me probleme të shëndetit: “Gëzuar Vitin e ri 2018”!
Më shumë kurajo e shpresë, kujdes e solidaritet, për një shëndet më të mirë e për më shumë gëzime e lumturi në familjet e tyre!
Shumë urime edhe për të gjithë personelin mjekësor që sot e presin ndërrimin e viteve larg familjeve të tyre të shtrenjta, por pranë fëmijëve dhe qytetarëve që kanë nevojë për kujdes e solidaritet sot”, u shpreh Presidenti.
Buzhala tregon për çka është folur në përgjimet e pa publiku...
Rezi ia thotë në sy Gresës: Të vjen era e keqe dhe liron gaz...
Shkaktarët e anemisë – gjakderdhja dhe ushqimi i varfër
Këndimi e redukton stresin, i pastron sinuset dhe ju ndihmon...
Hasani në OKB: Shqipëria, hapa të rëndësishëm në fushën e ba...
Trump thotë se nëse vjen në pushtet do ta shkarkonte Jack Sm...