Google ADS

Si e festojnë shqiptarët Vitin e Ri, 5 zakonet që përsëriten çdo vit

20:07 | 31 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Nuk ka rëndësi cilit besim fetar i përkisni, nëse vazhdoni të besoni në magjinë e festave të fundvitit apo thjesht i konsideroni si ditë të zakonshme ku të gjithë vrapojmë pas konsumizmit, Viti i Ri vazhdon të mbetet i preferuari i shqiptarëve.

Krahas festimeve, tw cilat nisin që nga trokitja e gotave gjatë dollive të ndryshme e deri tek plasja e ‘’municionit’’ të kapsollave e fishekzjarreve, shqiptarët kanë disa tradita që i dallojnë nga fqinjët e tyre.

1.Pastrimi i shtëpisë në çdo cep: Nëse menduat se do të mund të pushonit ditët e fundit të vitit gaboheni, pasi tradita e nënave dhe gjysheve nikoqire shqiptare kërkon që të pastroni çdo gjë në mënyrë që 2018-ta t’ju gjejë sa më mirë. Kështu që përgatituni të lani xhamat, tapetet dhe të gjithë perdet e shtëpisë.

2.Sallata ruse: E mbani mend herën e fundit kur keni ngrënë sallatë ruse? Mos u mendoni gjatë, ka qenë pikërisht gjatë darkës së fundvitit të 2016-ës. Eh pra, sallata ruse shfaqet dhe zhduket nga tryeza vetëm një herë në vit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme