Mohamed Salah ka qenë nënshkrimi i sezonit, sipas ish-mesfushorit të Liverpoolit Don Hutchinson.
Egjiptiani ka qenë në formë të mirë këtë term, duke shënuar 17 gola dhe është bërë një futbollist kyç në formacionin e Klopp.
“Mo Salah ka qenë ndoshta nënshkrimi i verës, njerëzit mund të argumentojnë Alvaro Morata, i cili ka qenë në formë të mirë”, tha Hutchinson për Goal, përcjellë IndeksOnline.
“Unë pashë shumë prej tij në Romë vitin e kaluar dhe përveç Radja Nainggolan, ai ishte lojtari i tyre më i mirë. Por për të ndryshuar teren dhe të ketë 23 (gola) në të gjitha garat, është absolutisht e mahnitshme”.
Liverpool është 18 pikë prapa liderëve aktual të Premier League, Manchester City, dhe përballet me Burnley në Ditën e Vitit të Ri. /IndeksOnline/
67 kandidatë kalojnë testin me shkrim për 21 pozita për gjyq...
Mediat ndërkombëtare shkruajnë për ndërprerjen e ndeshjes Ko...
Policia ndalon në Bërnjak një furgon me targa serbe që po tr...
Njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Rumani-Kosovë
Policia shqiptoi mbi dy mijë gjoba trafiku për 24 orë
Përfshihet nga flakët një ndërtesë banimi në Kinë, të paktën...