Viti 2017 ka qenë një nga vitet më të suksesshme për komunitetin LGBTIQ, përveç paradave të shumta në mbështetje të këtij komuniteti, edhe shumë vende e kanë legalizuar këtë lloj të martesës, shkruan arbresh.info.
Ndër vendet që e kanë legalizuar martesën e gjinisë së njëjtë gjatë vitit 2017 janë: Gjermania, Australia, Malta, Kolumbia dhe Austria.
Kolumbia,
Me 28 prill të këtij viti, Kolumbia e legalizoi martesën e gjinisë së njëjtë. Ky vend është bërë vendi i katërt në Amerikën e Jugut, me shumicë katolike, që e ka legalizuar martesën e gjinisë së njëjtë, pas Argjentinës, Uruguait dhe Brazilit.
Gjykata kushtetuese e vendit ka vendosur që “të gjithë njerëzit janë të lirë të zgjedhin në mënyrë të pavarur për të filluar një familje në përputhje me orientimin e tyre seksual”.
Gjermania
Me 30 qershor Gjermania është bërë vendi i 15-të në Evropë që e legalizon martesën e gjinisë së njëjtë. Ligji është shtyrë në parlamentin gjerman me insistim të fuqishëm të Kancelares Angela Merkel.
Malta
Në korrik të këtij viti edhe Malta e ka legalizuar martesën e gjinisë së njëjtë, pavarësisht kundërshtimeve të fuqishme dhe protestave si nga qytetarët ashtu edhe nga Kisha Katolike.
Australia
Me 7 dhjetor parlamenti australian votoi pro martesave të gjinisë së njëjtë me aprovimin e 63% të qytetarëve në referendumin e mbajtur.
Austria
Në këtë vend, gjykata supreme ka vendosur pro martesave të gjinisë së njëjtë, por ligji pritet të miratohet në vitin 2019.
Vende të tjera që e kanë legalizuar martesën e gjinisë së njëjtë janë:
Argjentina, Grenlanda, Afrika e Jugut, Islanda, Spanja, Belgjika, Irlanda, SHBA-ja, Brazili, Luksemburgu, Suedia, Kanada, Uruguai, Danimarka, Holanda, Anglia, Zelanda e Re, Finlanda, Norvegjia, Franca, Portugalia, Skocia.
Vlen të përmendet
Pavarësisht legalizimit të martesave të gjinisë së njëjtë, asnjëri nga vendet nuk kanë bërë ligje të specifikuara që e mbrojnë këtë komunitet nga:
Paragjykimet shoqërore
Siguri personale nga sulmet e tipit “Krimet e urrejtes”
Mundësinë që të mbajnë vendin e punës pavarësisht orientimit seksual. Etj.
/RronaJaka/Arbresh.info/
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç