Është muaji dhjetor dhe të gjithë fillojnë të bëjnë bilancin se çfarë la pas ky vit. Në botën e showbiz-it janë shënuar disa ndarje personazhesh të njohur. Le të rifreskojmë pak memorien dhe të listojmë ndarjet më të bujshme të vitit 2017.
Big Mama
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Big Mama, kohëve të fundit ishte një prej artisteve më të përfolura në mediat rozë. Ajo pos ndryshimit të saj në pamje është përfolur edhe për lidhjen e saj. Thuhej se këngëtarja do të martohej këtë verë por dasma sipas portaleve u shty për arsye të paditura. Këtë gjë tashmë e ka konfirmuar edhe vetë këngëtarja. Big Mama këtë të shtunë ka qenë e ftuara e Aulonës dhe Fatmës në emisionin “Thumb” ku ndër të tjera ka folur edhe për jetën e saj personale. “Asnjëherë me gojën time nuk kam thënë se do të bëj dasmë. Vetëm kaq kisha pranuar që jam në një lidhje. Nuk ka dasmë, nuk do të ketë. Unë nuk jam më në një lidhje. E provova por nuk shkoi edhe kaq”, është shprehur këngëtarja.
Stresi
Mesazhet e Stresit në rrjetet social me dedikime të veçanta dashurie kanë vulosur thashethemet për lidhjen e tij, pak kohë më parë, por reperi asnjëherë nuk zbuloi emrin e vajzës që i rrëmbeu zemrën në atë kohë.
Megjithatë disa mesazhe në Instastory me nota nervozizmi, të cilat Stresi ja dedikon dikujt që e njeh mirë, tregojnë për një raport të prishur.
‘Të njoh si atleten që kam veshur, debile”, shkruan ai në njërën nga fotot.
E për të konfirmuar që është ndarë ka bërë një tjetër postim në të cilën shkruan ‘Kur je single, të kap budallëku”
Ndryshe, reperi është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t’i publikoj gjatë muajve të ardhshme.
Marina Fara
Gjatë gjithë këtyre ditëve u përfol për ndarjen e vajzës së këngëtares Eli Fara me biznesmenin nga Shkodra.
Ajo pohoi në media se nuk preferonte të fliste pasi të gjitha do të keqinterpretoheshin.
Marina fshiu fotot e saj me ish të fejuarin nga rrjetet sociale. Megjithatë ajo duket se vazhdon të mbajë ende unazën e fejesës. Këtë detaj e ka publikuar vetë në një prej postimeve të saj në Insta Story.
Marina është nisur për një udhëtim drejt Vjenës e shoqëruar nga nëna e saj.
Bruno dhe Xhesika
Këngëtari i njohur shqiptar, Bruno, ka konfirmuar lidhjen tash e sa kohë me aktoren seksi, Arta Nitaj, por edhe ndarjen prej saj.
Ishte vet këngëtari i njohur i grupit ThreeDots, ai që në një intervistë për Prive konfirmoi fundin e romancës me aktoren e njohur nga Peja.
“Është e kaluar. Le të mbetet e kaluar, për aq kohë sa zgjati ishte shumë mirë”, u shpreh këngëtari.
Bruno kohë më parë lansoi këngën “A më do”, në videoklipin e të cilit shihet ai Artën në skena tejet provokative që tërhoqën vëmendjen e publikut.
Duket se xhirimet e klipit kishin përfunduar tash e sa kohë dhe lansimi i videoklipit ka nxjerrë në pah problemet mes çiftit.
Arta Nitaj në anën tjetër është shfaqur sportive pas këtyre raportimeve, duke treguar se ajo nuk është më e interesuar për të kaluarën.
Jonida Maliqi
Bashkëshorti i Jonida Maliqit, Gent Prizreni është një nga biznesmenët më të njohur në Shqipëri.
Ai ka një sërë biznesesh, ndër to edhe një biznes ndërtimi.
Jonida dhe Genti ishin të martuar prej 17 vitesh dhe kanë një djalë me emrin Dan. Por historia e tyre e dashurisë duket se ka marrë fund.
Sipas revistës “Who” Jonida dhe Genti janë në proces divorci dhe prej disa muajsh çifti nuk jetojnë së bashku.
Klaudia Pepa dhe Albi Nako
Divorci i balerinës Klaudia Pepa nga koreografi Albi Nako mbetet padyshim një nga ngjarjet më të bujshme të vitit që po lëmë pas.
Pas disa vitesh martesë, çifti i njohur vendosën t’i jepnin fund marrëdhënies së tyre. Zhurma për divorcin e tyre u bë edhe më e madhe kur në një intervistë Klaudia e quajti Albin “vëlla të madh”.
Megjithatë koreografi deklaroi se Klaudia do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...