Presidenti Ilir Meta në prag të Vitit të Ri ka vizituar Komandën e Forcave Tokësore në Zall-Herr, nga ku ka zhvilluar një video-konferencë me ushtarakët shqiptarë me mision jashtë vendit në Kabul dhe Herat.
Meta u ka uruar Vitin e Ri të gjithë ushtarakëve me mision jashtë vendit, por edhe të gjithë pjesëtarëve të Forcave të Armatosura.
“Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri të gjithë ushtarakëve të FA, veçanërisht me mision jashtë”, tha Presidenti, ndërsa ka vlerësuar maksimalisht kontributin e ushtarakëve shqiptarë me mision jashtë vendi.
“Ju shpreh të gjithë ushtarakëve mbështetje dhe solidaritet. Ushtarakët me mision jashtë vendi, janë krenaria e FA”, është shprehur Meta./Syri.net/
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi