Numri i qytetarëve që vazhdojnë të kërkojnë shërim jashtë vendit vazhdon të jetë i madh. Vetëm në periudhën 1 janar – 26 dhjetor të këtij viti, numri i aplikuesve ka arritur në 1965, shkruan arbresh.info.
Ky numër është rritur për shkak të mungesës së barnave e aparaturave të nevojshme për sëmundje të ndryshme.
Zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se numri i atyre që aplikojnë për këto përfitime është i madh, duke shtuar se gjatë vitit 2017 të gjitha rastet urgjente që kanë qenë të dërguara si urgjente kanë shkuar në trajtim dhe kanë marrë përgjigje pozitive.
“Për periudhën janar -26 dhjetor të vitit 2017 kemi pranuar 1965 aplikacione përmes së cilave është kërkuar shërim jashtë vendit. Shuma e ndarë për këto aplikime është 13 milionë e 878 mijë e 589.28 euro, ndërsa deri në datën e cekur më lartë për rastet e trajtuara janë shpenzuar 12 milionë e 589 mijë e 017.94 euro dhe janë në dispozicion për rastet e mbetura edhe 1 milionë e 289 mijë e 571.34 euro”, thuhet në përgjigjen e Divizionit për Komunikim me Publikun të Ministrisë së Shëndetësisë.
Numri më i madh i aplikimeve është për Departamentin e Kardiologjisë me 553 aplikime deri sa shuma e mjeteve të ndara nga MSH-ja për këto raste është 1 milionë e 848 mijë e 180 euro.
Kurse për leukemi dhe sëmundje malinje kanë qenë gjithsej 52 aplikime dhe janë ndarë 2 milionë e 966 mijë e 990.62 euro.
“Kardiokirurgji 65 aplikime janë ndarë 475 mijë e 559.00 euro, Oftalmologji 378 aplikime janë ndarë 1 milionë 158 mijë 886.00 euro, Ortopedi 239 aplikime – 1 milionë 721 mijë e 100.74 euro, Pediatri -216 aplikime 3 milionë e 774 mijë e 597. 14 euro, Hemato- Onkologji 120 aplikime – 490 mijë. 687.80 euro, ORL 46 aplikime – 544 mijë e 288.00 euro, Nefrologji 46 aplikime- 413 mijë e 785.00 euro, Kirurgji torakale, vaskulare, plastike, maksillofaciale dhe të tjera 170 aplikime – 491 mijë e 515.00 euro”, kanë thënë për arbresh.info në Divizionin për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Shëndetësisë.
Sipas këtij divizioni në listën e pritjes për Turqi( në bazë të marrëveshjes Kosovë -Turqi), janë edhe 80 aplikime.
Anëtarja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Time Kadrijaj, ka deklaruar për arbresh.info se duke marrë parasysh gjendjen e rëndë ekonomike dhe sociale në vend aplikimi për shërim jashtë vendit i qytetarëve të Kosovës është i domosdoshëm.
“Ju e dini që Kosova është në një gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale dhe pagesat për një operacion janë pagesa që kanë një kosto të madhe dhe normal që aplikimi është i domosdoshëm. Mirëpo , duke parë kapacitetet e Ministrisë së Shëndetësisë kemi parë që Qeveria ka ndarë mjete shtesë për realizimin e këtyre operacioneve”, ka thënë ajo.
Sipas Kadrijajt, rritja e patologjive të ndryshme ka bërë që qytetarët e vendit të aplikojnë për shërim në vendet e tjera jashtë Kosovës.
Ajo ka thënë se kanë kërkuar që të gjendet mundësia që në institucione ku edhe shkon pjesa më e madhe e buxhetit të investohet në infrastrukturë, në blerjen e mjeteve, në aparaturë, pasi që thotë se Kosova ka kuadro profesionale./J.Zhuniqi/arbresh.info/
Miratohet në Kuvend Programi Kombëtar për Integrim Evropian ...
Incidenti në “Car Llazar”, IPK-ja rekomandon suspendimin e d...
Sveçla thotë se bisedoi me Sarrazinin për kontrollin e mallr...
Si të shmangen sëmundjet e trashëguara?
Kadrijaj: Kurti e Gërvalla nuk kanë çka prezantojnë para bas...
Disa të plagosur, përfshirë një fëmijë, nga një sulm rus në ...